Grupi Çela pëson disfatë, Bregu: Porosia e drogës një lloj burse për shqiptarët, kontrollojnë kumarin e paligjshëm

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me policinë italiane kanë kryer një operacion të përbashkët të drejtuar nga SPAK që çoi në shkatërrimin e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, i lidhur me grupin e Suel Çelës në Elbasan.

Advertisements

Nga ky operacion kemi 5 të arrestuar në Shqipëri. SPAK në një njoftim zyrtar ditën e djeshme dha detaje nga operacioni ku ka 40 persona nën hetim dhe se organizata kriminale u zbërthye pas zbulimit të përgjimeve në Sky Ecc.

Advertisements

I ftuar në një studio televizive, gazetari Sokol Bregu u shpreh se prokuroria italiane bënë hetime disa vjeçare për të zbuluar embrionin e strukturës.

Ai tha se porositja e drogës është kthyer si një lloj burse për shqiptarët, teksa theksoi se nëse do ishte encro dhe sky, apo të penduarit e drejtësisë ne do ishim minus shumë shkallë poshtë.

“Nuk është një operacion që ndodhi në mënyrë flagrante në Itali, gjithçka lidhet me një hetim të 2020, pra duhet ditur se prokuroria antimafia në Italia bënë hetime disa vjeçare nuk arreston menjëherë sepse kërkon të zbulojë ku është embrioni i strukturës.

Gjithçka lidhet me organizatën e Suel Çelës, në atë kohë dy vëllezërit që merrnin porosi në Breschia dhe qytete rreth e rrotull saj duke qenë dhe një zonë e pasur me para, ata kanë kërkuar fletëarreste dhe në Elbasan.

Flitet për lëvizje të shumta mes Ekuadorit, emiratet e bashkuara, Italisë, është një skemë e njohur tashmë dhe një nga ato goditjet por aty kemi kuptuar se si është ky trafik.

Porosia e drogës është kthyer te shqiptarët si njëlloj burse e vogël, porositja e një sasie të konsiderueshme, janë të qarta mënyrat se si. Kur paguajnë paratë për të blerë një nga rrugët që do të vijë nga Amerika latine në një nga vendet e BE, gjithsecili blen pjesën e vetë, mendoj se aty janë disa persona që kanë pasur pjesë në trafikun e drogës dhe pse konsiderohet si klani Çela.”

Më tej ai shtoi se po të mos ishte sky dhe enchro nuk do kishim asnjë hetim të SPAK, teksa theksoi se grupi Çela është i rëndësishëm në Elbasan deh kontrollon kumarin e paligjshëm.

“Hetimet kanë ardhur si rezultat i të huajve. Të penduarit e drejtësisë, sky edhe enchro nëse nuk do ekzistonin ne do të ishim jo në pikën zero, por minus shumë poshtë, por prapë në bazë të atyre që na kanë ardhur nuk është çeduar dhe është hetuar.

Grupi Çela është një grup i rëndësishëm në Elbasan ku pas rënies së Çapjave kontrollonte gjithçka, kumarin e paligjshëm, territorin e Elbasanit, pothuajse ka të gjithë qytetin në kontroll.

Fuqia e këtij grupi është shumë e madhe dhe në ato që kemi parë gjithçka i dedikohet në kulmin e fuqisë së tij, se sot nuk e dimë se çfarë fuqie kanë. Sot që flasim korrupsioni ka kapur të gjithë piramidën shtetërore.”