Habit banorja e BBV3: Kam patur dy lidhje paralelisht (Video)

by editor

Ditën e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur që të vendosë grupin e Romeos në tryezën e së vërtetës per sfiden “Thuaje ose Pije”.

Advertisements

Sipas zarfit, të gjithë banorët do zgjedhin nga një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjen por nëse nuk përgjigjen, ata do të pijnë “shots”.

Advertisements

Teksa kanë qenë në oborr, rreth tavolinës të së vërtetës, Julia ka zgjedhur një pyetje tepër provokuese.

” A ke patur ndonjëherë dy lidhje paralelisht?”, shkruhej në letrën e përzgjedhur.

“Ja më shihni në sy mua, si mendoni ju?”, ka qenë pyetja që ka shkaktuar të qeshura tek banorët.

“Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjec as 30 vjec, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm. Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, shton Julia.

You may also like