Dje në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel, u diskutua në lidhje me Halloween.
Advertisements
Sara Gjordeni, Dena Mullaj, Niko Komani dhe Rexhina Cuko ishin të ftuar në studio, të cilët sigurisht ishin të maskuar sipas personazheve të preferuar. Gjithashtu i ftuar ishte edhe prifti At Nikolla.
Advertisements
Ky i fundit shprehu qëndrimin kundër festimeve të Halloween-it, pasi sipas tij, përmes maskimeve të tilla, njerëzit i bëjnë thirrje djallit.
Megjithatë ndërsa në ekranin e studios po shfaqeshin imazhe të VIP-ave të huaj të veshur për Halloween, At Nikolla gjeti momentin të komplimentonte Sarën, duke e veçuar nga gjithë pjesa tjetër.
“Ajo është veshur më mirë se ato. Është më në brendësi të festës, por edhe tiparet i ka më të bukura se ato”, tha ai.
Kaq mjaftoi që panelistët të nisnin ‘ngacmimet’, ndërsa në fund të emisionit Dena nuk ngurroi të pyeste priftin nëse ishte single apo jo.
“Situata e sotme ishte situata e fundit që unë prisja nga ky panel. Por u kënaqa, qesha”, tha më pas Sara.