Shtëpia e të moshuarve në qytetin e Fierit u përfshi nga flakët pasditen e sotme, por fatmirësisht pa viktima.
Advertisements
Si pasojë e tymit, disa prej të moshuarve u asfiksuan dhe u dërguar në spital, por ndodhen jashtë rrezikuar për jetën.
Advertisements
Pas ngjarjes, për mediat kanë folur disa prej të moshuarve, të cilët kanë treguar momentin se si ndodhi ngjarja.
“Jemi mirë. Nuk pësuam asnjë dëm. Zjarri nisi nga gabina andej jasht, dukej nga xhami” thonë prej të moshuarave.
Një tjetër shprehet se ishin brenda dhe njëra prej shoqeve të azilit bërtiti ajdeni se u dogjëm.
“Ne ishim brenda, kur Ferideja tha ajdeni se u dogjëm” u shpreh ajo.
Një prej të moshuarve të tjerë thotë se ata u futën në panik, por shyqyr sipas që nuk ndodhi natën.
“Shyqyr që nuk ra natën. Një panel elektrik bëri masë dhe ka ardhur i gjithë tymi brenda. Policia dhe njerëzit e tjerë i nxorën të gjithë jashtë. Asnjë nuk është prekur sa maja e thojit. Më shumë na futi në panik e bërtitura” thotë ai.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.