Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar në “Shqipëria Live” se ky sulm nuk është kryer vetëm nga dy personat që tashmë kanë rënë në pranga, Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT dhe Zambak Gjonaj, ish-zyrtar i burgut Vlorë.
Advertisements
Sipas Topallit, ngjarja po hetohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal. Gazetarja shtoi se janë kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e sekretarit të një ministrie të rëndësishme në vend, e po ashtu të një drejtori burgjesh.
Advertisements
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme.
“I kam dërguar një kërkesë për informacion SPAK-ut, për pyetjen se përse po hetohet për grup të strukturuar kriminal, kur janë arrestuar vetëm dy persona. Në përgjigje më është thënë se nuk janë vetëm dy persona, por ende nuk dihet kush janë autorët e tjerë. Në dijeninë time, janë kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e sekretarit të një ministrie të rëndësishme në vend dhe të një drejtori burgu, këta të dy nip dhe dajë me njëri-tjetrin. E po ashtu, kanë lidhje familjare me Arnold Rrokajn.”– tha Topalli.