Një krimi i ndodhur në Britani, nisi një hakmarrje që ka shkaktur 4 të vrarë dhe 1 të zhdukur në familjen Lleshi
Advertisements
Arben Lleshi ndërroi jetë mesditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, pasi u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj. Teksa ende mbetet mister si pistoleta e përdorur hyri në një burg të sigurisë së lartë, ekziston dyshimi se Mjacaj është paguar për të vrarë Lleshin.
Advertisements
Pistën e vrasjes me pagesë e përforcon edhe historia tragjike e fisit Lleshi, e mbushur me vrasje.
Arben Lleshi ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij brenda një makine, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.
Pikërisht kjo ngjarje nisi sagën e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi, pasi në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.
Më pas në vitin 2016, u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së djeshme Arben Lleshi. Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite.
Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së vrarë nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.
Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.