Hakmarrje pasi çoi Brilant Martinajn drejt vdekjes? Gazetari i njohur zbardh pistat për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas

by editor

Gazetari Esidio Barkaj në një studio televizive zbuloi të tjera detaje në lidhje me hetimet mbi vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Advertisements

Gazetari tha se dyshohet që krimi është porositur nga një grup i fuqishëm kriminal, teksa zbuloi dhe dy pistat kryesore të hetimeve. Gjithashtu, dyshohet se kjo vasje mund të ketë lidhje me njerëzit e afërm të Ervis Martinajt, i zhdukur prej një viti tashmë. Ka dyshime se Bejtja ka nxjerrë në pritë kushëririn e Martinajt, Brilantin, i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë-Krujës.

Advertisements

“Gentjan Bejtja është ekzekutuar sapo ka hyrë në serën që ndodhej në oborrin e banesës së tij. Dyshohet se krimi është porositur nga një grup i fuqishëm kriminal, ‘kokat’ e të cilit nuk jetojnë në Shqipëri por janë arratisur. Bejtja ka qenë i lidhur me bandat më të fuqishme kriminale në të shkuarën, që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës. Konkretisht ka qenë në rreth miqësor me bandat e zonës së Niklës, por prishja e këtij grupi për shkak të pazareve të drogës dhe konflikteve të tjera ka nxitur armiqësi mes tyre. Dyshohet se Gentjan Bejta ka qenë një nga personat që dhënë informacione për vendndodhjen e Brilant Martinajt, një nga të afërmit e Ervis Martinajt, në momentin që ai ka udhëtuar pa mjetin e blinduar dhe që më pas iu bë atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Dyshohet se Bejtja ka qenë ai që u ka dhënë informacion vrasësve. Kjo përforëcohet dhe nga lëvizjet e Bejtjas pas masakrës së Fushë-Krujës. Le të themi se u arratis, jo se ishte në kërkim nga policia, por bëri kërkesë për azil në Suedi, e cila ju refuzua, dhe u largua për pak kohë nga Shqipëria, më pas u rikthye sërish këtu.

Ishte një person kontradiktor me lidhje kriminale me bandat, por që u kthye në armik të tyre. Dy pistat kryesore janë që ose ka pasur informacione që mund t’ua jepte armiqve të ndryshëm të grupeve kriminale duke zbuluar shumë ngjarje, ose që u vra për shkak të hasmërive të vjetra.”– tha gazetari.

You may also like