Hakoi videot e lojës “GTA”/ 18-vjeçari shqiptar mbyllet në spitalin psikiatrik

by editor

Ai do të qëndrojë në spital për një afat të pacaktuar, përsa kohë mjekët e konsiderojnë person të rrezikshëm

Arion Kurtaj, një haker 18-vjeçar që vodhi videot e një loje të papublikuar të Grand Theft Auto (GTA), është dënuar me qëndrim të pacaktuar në një spital psikiatrik.

Advertisements

Arion Kurtaj, i cili është autik, ishte një anëtar kyç i bandës ndërkombëtare Lapsus$. Figura e Arionit mbetet enigmatike dhe dihen pak informacione për jetën dhe familjen. Spekulimet në internet thonë se është me origjinë shqiptare, megjithëse mungon konfirmimi zyrtar.

Sulmet e guximshme të Lapsus$ në 2021 dhe 2022 tronditën botën e sigurisë kibernetike. Sulmet ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games, u kanë kushtuar kompanive gati 10 milionë dollarë.

Advertisements

Gjykata njoftoi se aftësitë dhe dëshira e 18-vjeçarit për të kryer krime kibernetike nënkuptonin se ai mbetej një rrezik i lartë për publikun. Ai do të qëndrojë në spital për një afat të pacaktuar, përsa kohë mjekët e konsiderojnë person të rrezikshëm.

Sipas të dhënave, Kurtaj kishte qenë i dhunshëm gjatë qëndrimit në paraburgim dhe u përfshi në dhjetëra plagosje dhe dëmtime materiale. Mjekët e konsideruan rastin e tij si të papërshtatshëm për t’u gjykuar për shkak të autizmit të rëndë.

Advertisements

Pavarësisht se i konfiskuan laptopin, Kurtaj arriti të hakeronte Rockstar, kompaninë që prodhon GTA, duke përdorur një Amazon Firestick, televizorin e tij të hotelit dhe një telefon celular. Ai vodhi 90 klipe të Grand Theft Auto 6 të papublikuara dhe që priteshin me shumë interes nga publiku. Më pas, i publikoi videot në forumin TeaPotUberHacker.

Rockstar Games tha para gjykatës se vjedhja e materialeve u kushtoi 5 milionë dollarë plus mijëra orë punë të stafit. Nuk është e qartë se sa para ka fituar Lapsus$ nga krimet kibernetike.

You may also like