Pala greke ka konfirmuar rifillimin e qarkullimit për kamionët dhe autobusët, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Advertisements
Prej orës 17:00 të së dielës, Policia Greke kishte ndaluar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve përmes Pikës Kufitare të Kapshticës drejt Greqisë.
Advertisements
Ky bllokim erdhi si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe punimeve për normalizimin e situatës në akset rrugore të vendit fqinj.
Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë qëndruan në pritje për disa orë në kufi. Vetëm pak minuta më parë, rreth orës 14:35 qarkullimi u rikthye normalisht për autobusët dhe kamionët, duke lehtësuar situatën për qindra udhëtarë dhe transportues mallrash.
Autoritetet greke kanë bërë të ditur se situata në akset rrugore po përmirësohet gradualisht.