Mes këtyre vrasjeve është dhe ajo e 1 qershorit të vitit 202, ku viktimë ishte biznesmeni Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në qendër të Tepelenës.
Advertisements
ëshmia e Artan Tafanit ka hapur “kutinë e Pandorës” duke zbardhur kështu një sërë ngjarjesh të rëndë kriminale të ndodhura në vend.
Advertisements
Tafani, i cili ka pranuar të bashkëpunoj me drejtësinë, ndërsa ka treguar se grupi ku bënte pjesë, ku drejtues ishte Laert Haxhia, i cili ndodhet pas hekurave në shtetin grek, pasi akuzohet për masakrën e Lushnjës, duke zbardhur kështu 6 vrasje.
Mes këtyre vrasjeve është dhe ajo e 1 qershorit të vitit 202, ku viktimë ishte biznesmeni Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në qendër të Tepelenës. Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës.
Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Në sajë të një megaoperacioni u lëshuan 16 urdhër-arreste, për implikim në vrasje apo dhe vendosje eksplozivi.