Hapja e portave të tunelit të Porto Palermos, Ish-komandanti i bën paralajmërimin e fortë: NATO përgatitet për luftë

by editor

Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar lidhur me hapjen e portave të tunelit të Porto Palermos ditën e djeshme.

Advertisements

Përmes një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se teksa “NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.”

Advertisements

Ministria tha dje se hapja e portave u bë në kaudër të një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Kjo sipas Meçollarit nuk është e vërtetë pasi është planifikuar ti jepet një oligarku.

“Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.”, shkruan ish-komandanti ndër të tjera.

Advertisements

POSTIMI I PLOTË:

NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.

Këto postime më kujtojnë atë telegramin e Koço Devoles “Gjyshja është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër”.

Po pse nuk thoni të vërtetën?

Do ja japim me koncesion një oligarku.

Jo po projekt i Ministrisë së Mbrojtjes. Etj. Etj.

Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.

A e ka miratuar Presidenti Bajram Begaj nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes të pjesës më të madhe të Porto Palermos?

Në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.

Për kujtesë:

1) nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i 80% të bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016 është nën hetim nga SPAK;

2) rasti i bazës detare të Sarandës tregon se nuk mund të ndryshojë destinacioni, përveç për qëllime ushtarake, i një prone në Planin e Veprimit dhe Përhapjes;

3) me vendim të gjykatave Forca Detare ka sot nën sekuesstro Preventive 70 ha, që përfshinë dy baza detare, Sarandë dhe Shëngjin), të cilat aktualisht ruhen nga kompanua “Ilirian Guard”.

Me ketë histori korrupsioni dhe nën hetim nga SPAK, a keni legjitimitet të vijoni tjetërsimin e bazave detare????

You may also like