Hasmi nuk fal! Plumba në kokë dhe gjoks, kush e vrau 67-vjeçarin në Kurbin?

Një vrasje me armë zjarri trondit mbrëmjen e djeshme fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin, ku është ekzekutuar 67-vjeçari Dodë Mamli. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe disa në gjoks.

Advertisements

Autorët e krimit ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia po heton mbi pistën e hakmarrjes si motiv i mundshëm i ngjarjes.

Advertisements

Vrasja mund të lidhet me një konflikt të mëparshëm, pasi dy djemtë e viktimës, Elton dhe Tom Mamli, ndodhen në burg për një vrasje të ndodhur në vitin 2015.

Ata janë dënuar për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” megjithëse kanë qëndruar mohues ndaj rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e vitit 2015 kishte ndodhur në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të trenit, ku një konflikt i armatosur mes palëve përfundoi me vdekjen e Naim Tafës dhe plagosjen e dy kalimtarëve të rastit.

Ekspertiza kishte konfirmuar se viktima ishte qëlluar me armën e përdorur nga Tom Mamli.