Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë konfuz ndjekësit, pasi shumë ndodhi në jetën e tyre së fundmi nuk po nxjerrin një konkluzion se çfarë ka ndodhur mes çiftit.
Advertisements
Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.
Advertisements
Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”.Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.