Gazetari Eni Ferhati tha në një emision televiziv se hetimi pasuror ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nuk ka lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe as me atë 5D.
Advertisements
Ferhati u shpreh ka një informacion, të paverifikuar se hetimi pasuror ndaj Veliajt ka nisur me një letër anonime.
Advertisements
“Ne nuk e dimë si ka shkuar SPAK te hetimi pasuror ndaj kreut të bashkisë Tiranë. Nuk ka asnjë çështje, Veluaj u pyet në cilësinë e njeriut që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës për 8 orë, bëri bujë që qëndroi aq gjatë. Hetimi pasuror nuk ka lidhje me inceneratorin, as me akuzat publike të opozitës për dosjen 5 D. Unë kam dëgjuar, dhe nuk e kam verifikuar dot, që hetimi pasuror ndaj kryetarit të bashkisë më të madhe në vend dhe ndoshta politikanit më të pushtetshëm pas kryeministrit ka nisur me një letër anonime”, tha Ferhati.