Hetimet në SPAK ndaj Veliajt, ish-deputeti ngre alarmin: Kryebashkiaku i Tiranës po kërkon azil politik, Rama do e…

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, ka shprehur kritika të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme për vonesën në marrjen e masave ligjore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se faktet dhe provat janë të qarta dhe të njohura për publikun.

Advertisements

Këlliçi ka shtuar se Veliaj po përfiton nga mosveprimi i SPAK-ut dhe mund të përgatisë një arratisje jashtë vendit për të kërkuar azil, duke e lidhur këtë me një mundësinë që kryeministri Edi Rama mund ta “paketojë”.

Advertisements

Këlliçi ka theksuar se masa të menjëhershme duhet të merren për të ndëshkuar Veliajn, pasi faktet janë të pranueshme dhe provat janë të dukshme. Ai ka krahasuar situatën e Veliajt me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas tij, u mbajt në kushte të rrepta pa prova të forta kundër tij. Këlliçi ka ngritur shqetësimin se Veliaj po i shkatërron provat për çështjen e inceneratorëve dhe dosjen “5D”.

Ai ka përfunduar duke theksuar se fundi politik i Veliajt mund të vijë nga vetë Edi Rama dhe se dosja “5D” mund të përfshijë edhe kryeministrin aktual.

“Erion Veliaj po lihet i lirë për të ikur jashtë vendit që të kërkojë për shtetet se ku i përshtaten më shumë për azilin politik që do të kërkojë. Le të dalë po të dojë dhe të nxjerrë foto e video të takimeve zyrtare që pretendon se ka kryer kur tha se kam ikur në SHBA. Faktet dhe provat janë, por SPAK nuk po vepron. Berisha u mbajt në kushte izolimi për 333 ditë pa prova dhe pa fakte që rëndonin kundër tij, por vetëm se pse kishte dyshime. Veliaj po del çdo ditë në zyrë për të prishur provat e inceneratorit dhe për dosjen “5D”. Fundi politik i Veliajt do të vijë nga Edi Rama. Dosja “5D” mund të prekë edhe Edi Ramën.”, tha Këlliçi.