Elda Dinaj shoqja e ish gruas së Arbën Ahmetaj ka paraqitur një kërkesë ku GJKKO ku kërkon heqjen e sekuestros e një vilë në zonën e
Advertisements
Palasës që është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror për ish zv/ kryeministrit.
Advertisements
Mësohet se kërkesa e saj është shqyrtuar këtë të mërkurë nga gjyqtari Erion Bani.
Pavarësisht argumenteve të paraqitura duket se nuk e kanë bindur gjyqtarin Bani për t’i liruar vilën qindra-milionshe Elda Dinajt, duke ia rrëzuar kërkesën.
Advertisements
Dinaj rezulton një nga njerëzit më të afërt të Albina Mackën ish gruan së Ahmetaj. Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj.
Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok.