Këtë Krishtlindje babagjyshi në Himarë nuk erdhi nga oxhaku, por nga deti.
Në breg e prisnin fëmijë të shumtë të cilëve u dha dhurata. Të vegjëlit ishin ata të cilët e shijuan më shumë këtë atmosferë që ndodh për herë të parë në Himarë.
Advertisements
Edhe qytetarët e vlerësojnë këtë aktivitet të veçantë. Për këto ditë bashkia ka një kalendar të pasur me aktivitete që synojnë tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.
Advertisements
Një prej këtyre organizimeve ishte edhe ky panair që bëri bashkë artizanë nga gjithë Shqipëria. Në të u ekspozuan produkte e gatime të ndryshme.