Kombëtarja shqiptare e futbollit ka qenë sot e pranishëm në stadiumin “Air Albania” për të zhvilluar stërvitjen e fundit të saj para ndeshjes që mbylli kualifikueset e EURO 2024 ndaj Ishujve Faroe. Por kuqezinjtë kanë përfituar nga rasti për të bërë edhe diçka shumë të veçantë.
Advertisements
Ata janë rreshtuar në tribunën kryesore të impiantit dhe të gjithë kanë bërë prova duke kënduar së bashku “Himnin e Flamurit”, me trajnerin Silvinjo mes tyre.
Advertisements
Një nismë e FSHF-së, që ka vendosur skuadrën të këndojë himnin duke menduar për një klip për Festat e Nëntorit, ndërsa nuk përjashtohet edhe një “performancë” e veçantë në festën e nesërme të kuqezinjve për kualifikimin në Europian.
@shqiperiaiime Himni i Shqipërisë siç nuk e keni dëgjuar kurrë 🇦🇱 #fypシ #albania #euro20024 ♬ original sound – ShqiperiaIme