“Hiqe qafe me thikë”! Rrëfimi i të penduarit: Kush i porositi vrasjet në Elbasan

by editor

Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtorë Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin për vrasjet e Emiliano Ramazanit e Rigers Runajt, korrikun e vitit 2020 në Elbasan. Për Hoxhën SPAK kërkoi një dënim me 30 vjet burg, ndërsa për Halilajn, i penduar i drejtësisë në proces, një dënim me 12 vjet heqje lirie.

Advertisements

I pandehur në të njëjtën çështje ishte edhe Erion Alibej, por SPAK tërhoqi aktet e dosjes ndaj tij tetorin e vitit të shkuar, për hetim të mëtejshëm, pasi përfshirja e tij në krime u përmend nga të penduarit e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj.

Advertisements

Sipas prokurorisë, Erjon Alibej një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain. Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajësuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej.

Pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej kishte vënë ultimatum që brenda një jave të vritej edhe Rigers Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Advertisements

Ditën e ngjarjes pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Ata kanë pirë 3 cigare. Euglen Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.

You may also like