Xhoana Kurti ishte konkurrentja e fundit që u eliminua puntatën e fundit të emisionit të dashurisë “Love Island Albania”, duke lënë përgjysmë lidhjen e saj me Arlindin i cili vazhdon garën e tij në “vilën e dashurisë”.
Advertisements
Ish-konkurrentja bëri një rrëfim personal pak para se të eliminohej, ku tregoi se është nënë e një djali dhe bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë.
Advertisements
Megjithatë me përfundimin e garës në formatin e njohur, ajo ka bërë një tjetër reagim ku shprehet se mbi figurën e saj kanë “hedhur baltë”, pasi historia e saj nuk u besua.Ky është postimi i saj:
“Pike se pari dua t’ju falënderoj te gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë gjatë qëndrimit tim ne vile.
Advertisements
Se dyte ulje-ngritjet te cilat i kam pasur me Arlindin kane ardhur shkak pasoje e lëkundjeve qe ka pasur ai karshi lidhjes tonë gjë që më bëri të kuptoja vazhdimisht qe ai nuk është një njeri i qëndrueshëm dhe nuk e di akoma se çfarë është duke kërkuar.
Se treti frika e te mos qëndruarit vetëm dhe siguria qe kishte tek unë për të qëndruar ende aty e shfaqi mbrëmë gjatë “folesë së dashurisë” me Uedën kur unë u largova ku dëshpërimisht është duke shfrytëzuar 72-orarshin.
Fatkeqësisht me lejoni te them qe vërtetova 100% dyshimet qe unë kisha ne lidhje me te.
SE FUNDMI PËR TA MBYLLUR,UNË JAM SHUMË E LUMTUR JASHTË PRANË TIM BIRI dhe me vjen shumë keq që u hodh balt mbi figurën time me shpifje (gjë që nuk duhej lejuar të ndodhte) dhe aq me pak për ish bashkëshortin tim te ndjere, ku u vu ne dyshim historia e jetës time!”- shkruan ajo
Nuk dihet nëse lidhja e saj me konkurrentin, Arlind do të vazhdojë edhe jashtë por nëse kujtoheni dyshja lanë një “premtim” të vogël ndaj njëri-tjetrit.