DASHI
Advertisements
Ata që janë në çift do kenë një ditë më të mirë. Mos u bëni shumë kapriçozë dhe kujdes me kritikat e tepruara ndaj partnerit. Në planin financiar bëni kujdes. Mos jepni hua sepse buxheti juaj nuk është aq i stabilizuar sa duhet dhe do humbni shumë.
Advertisements
DEMI
Asnjë planet nuk do ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift çka do të thotë se nuk do ketë ndryshime të mëdha. Në sektorin e financave mund të keni përmirësime. Mundohuni të bëni transaksionet më me leverdi.
Advertisements
BINJAKET
Në dashuri duhet të tregoheni paksa të kujdesshëm sot dhe të toleroni më tepër. Në planin financiar nuk duhet të filloni operacione të rrezikshme financiare. Edhe pse të afërmit do mundohen t’iu bindin, mos pranoni.
GAFORRJA
Sot duhet të hiqni dorë nga një takim me miqtë dhe t’i përkushtoheni më tepër partnerit tuaj. Me financat do i keni punët mirë. Do jeni të kursyer me shpenzimet dhe kjo do jetë në favorin tuaj.
LUANI
Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i menaxhoni me kujdes bisedat që do bëni, sepse përndryshe mund të lindin skena xhelozie të pakëndshme. Plutoni këshillon të mos bëni shpenzime pa limit sepse financat nuk do jenë të mëdha.
VIRGJERESHA
Nëse keni hasur shumë problemë në jetën tuaj në çift, Mërkuri iu këshillon të shoqëroheni me miq të cilët edhe ata kanë një lidhje. Do rikthehet ankthi në planin financiar.
PESHORJA
Nëse jeni në çift do refuzoni të bëni lëshime dhe herë pas herë do keni debate me atë që doni. Kujdes mos e teproni! Ekuilibri financiar do jetë i qëndrueshëm. Paguani njëherë borxhet dhe më pas mendoni për shpenzimet.
AKREPI
Ju që jeni në çift duhet të vendosni arsyen para zemrës në mënyrë që të mos gaboni. Në planin financiar do iu jepet një mundësi shumë e mirë për të rritur të ardhurat. Më në fund do ndiheni të qetë.
SHIGJETARI
Nëse partneri do iu bëjë kritika sot në lidhje me sjelljen tuaj, ju do keni argumentet e duhura për t’u përballur. Tregohuni të hapur dhe do provoni emocione të mëdha. Në sektorin financiar hiqni disa lek mënjanë që edhe nesër mos keni probleme.
BRICJAPI
Prezenca e Diellit në qiellin tuaj do e përmirësojë ndjeshëm jetën në çift. Ajo do jetë më e animuar dhe më e ngrohtë se kohët e fundit. Me financat duhet të tregoheni shumë vigjilente. Mësoni nga gabimet dhe nga problemet që keni pasur më parë.
UJORI
Duke parë mjedisin yjor, mund të thuhet se do lindin disa probleme në çift. Pjesa më e madhe do jenë si pasojë e opinioneve të ndryshme që keni mbi një temë të caktuar. Urani do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Mund të ketë edhe një rritje të vogël.
PESHQIT
Do keni përshtypjen se partneri iu mban disa të fshehta dhe menjëherë mendja do iu shkojë tek tradhtia. Dyfishoni maturinë në planin financiar dhe shmangni me çdo kusht shpenzimet pa limit.