Horoskopi ditor, 16 gusht, shenjat më me fat

by editor

Dashi

Advertisements

Nëse nuk tregoheni objektive sot në jetën tuaj në çift mund të përballeni me probleme të mëdha. Mos e ngrohni në piedestal partnerin që të mos zhgënjeheni. Nën influencën e planetëve do keni fat në planin financiar.

Advertisements

Demi

E parë nga jashtë jeta juaj në çift do duket e qetë, por në fakt mosmarrëveshjet do jenë të shumta. Financat do fillojnë të përmirësohen pak nga pak.

Advertisements

Binjaket

Ata që janë në një lidhje do jetojnë një nga ditët më të bukura të këtij muaji. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha kështu që do bënit mirë të tregoheshit të matur me shpenzimet.

Gaforrja

Do keni një rival shumë të fortë sot në dashuri prandaj duhet të bëni gjithçka që partneri të qëndrojë pranë jush. Financat do jenë mjaft problematike kështu që do bënit mirë të mos shpenzonit fare.

Luani

Me mbështetjen e yjeve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur dhe emocionuese sot. Edhe pse financat do jenë të mira, nuk është ende koha për të bërë investime të mëdha.

Virgjëresha

Ditë mjaft e bukur kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Më shumë se kurrë më parë do i shprehni ndjenjat dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme kështu që mos rrezikoni.

Peshorja

Ka ardhur koha të reflektoni seriozisht për të ardhmen e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Financat nuk do jenë aq të mira sa për të bërë investime të tejskajshme.

Akrepi

Klima në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme pranë atij që keni në krah dhe do ndiheni më së miri. Situata financiare do jetë përgjithësisht e qëndrueshme nëse ju tregoheni të matur me shpenzimet.

Shigjetari

Dita aspak e favorshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Debatet do jenë të zjarrta dhe ata më të nxituarit do marrin vendime ekstreme. Situata financiare do kenë ndryshime pozitive.

Bricjapi

Do harroni çdo gjë sot dhe do merreni vetëm me jetën në çift. Do flisni hapur me partnerin edhe për disa gjëra që ua kanë munduar shpirtin. Marsi dhe Hëna do ndikojnë negativisht tek financat.

Ujori

Jeta në çift do jetë edhe më e bukur gjatë kësaj dite falë ndikimit mjaft pozitiv të Venusit. Nëse merrni masa strikte në planin financiar do arrini ta stabilizoni shumë shpejt situatën delikate.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje shmangni me çdo kusht aventurat kalimtare sepse gjithçka që keni ndërtuar do të shkatërrohej. Financat do preken negativisht nga planetët. Mos bëni gabime trashanike.

You may also like