DASHI
Advertisements
Do të gjeni zgjidhje për një çështje e cila ju ka shqetësuar shumë kohët e fundit. Inisiativa dhe vendime të përshpjetuara të marra në momentin e fundit, çuditërisht do të rezultojnë të favorshme.
Advertisements
DEMI
Evitoni nervozizmin me ata që ju rrinë afër, sidomos kur bëhet fjalë për konflikte të lindura në punë.Nëse e ndjeni veten të lënë pas dore, mos mendoni se gjithnjë e kanë fajin të tjerët.
Advertisements
BINJAKËT
Falë Hënës, inteligjenca juaj e gjallë dhe kurioze, funksionon më mirë se zakonisht duke ju dhënë një farë autoriteti tek kolegët tuaj. Ditë e ngarkuar në punë.
GAFORRJA
Yjet ju përkëdhelin në çdo aspekt të ekzistencës tuaj. Dhe në fakt keni mundësinë që të shndërroni çdo rast në diçka pozitive. Tregohuni më të çiltër me njerzit që ju rrethojnë.
LUANI
Hëna ju fton të jeni më të kujdesshëm. Mos e lini veten t`ju përfshijë pasioni i momentit sepse në mëngjes, kur gjithçka të ketë mbaruar, do të pendoheni shumë.
VIRGJERESHA
Në punë do të jeni të zënë me projekte që prej kohësh i keni në duar. Mos u stresoni shumë por pranojeni kërkesën për darkë që do t‘ju bëjnë, diçka interesante po vjen për ju.
PESHORJA
Paratë arratisen nga xhepat tuaj në mënyrë të pabesueshme . Nuk mjafton kjo , por borxhet që ju kanë marrë nuk po jua kthejnë në mënyrë korrekte.Kujdes!
AKREPI
Nuk duhet të hidheni në konkluzione ose të besoni se të tjerët punojnë dhe mbështesin idetë tuaja ekstravagante. Kini më shumë besim në vetvete e gjithçka do ju shkojë mbarë.
SHIGJETARI
Një ëndërr apo intuitë mund t`ju japë çelësin për një eksperiencë të re.Mos u nxitoni por vlerësojeni situatën me kujdes.Me partnerin jeni më romantik së zakonisht.
BRICJAPI
Keni shumë miq që ju qëndrojnë pranë, që ju ndihmojnë shumë ndaj, lëreni për më vonë punën dhe kaloni ca kohë me ta. Në aspektin afektiv do të jeni të përkëdhelurit e partnerit sot.
UJORI
Jeni në një gjëndje të vështirë. Bëni analizën e situatës dhe pranoni ndihmën e dikujt që ju rri afër dhe ju pranon ashtu siç jeni. Kujdesuni për veten dhe mos u stresoni.
PESHQIT
Nëse diçka nuk shkon me njeriun e zemrës, do të dini të zgjidhni problemin me sukses. Hëna ju ndihmon në çdo aspekt. Sot do keni mundësi të mirë për të takuar njerëz të afërt.