Dashi
Advertisements
Ky do jetë një muaj më i mirë për ju sidomos pas datës 12. Tensioni thuajse do mungojë plotësisht dhe kreativiteti do ju ndihmojë t’i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe do dashuroheni pa u druajtur. Çastet e lumtura do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët do çliroheni më në fund nga e shkuara dhe do hidhi hapa me personat që ju kanë propozuar së fundmi. Përveç ndonjë shqetësimi momental nga lodhja, probleme serioze shëndetësore nuk do keni.
Advertisements
Në punë pas datës 15 do keni më shumë vullnet dhe kurajë për të bërë gjithçka që do ju kërkohet. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por që gjithë mundi do ju shpërblehet. Buxhetin do dini përherë ta menaxhoni prandaj jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata edhe mund të përmirësohet më shumë.
Demi
Muaj vërtet i shkëlqyer ky për ju. Jupiteri do ua plotësojë kërkesat që do keni dhe Mërkuri do kujdeset për interesat tuaja. Kur të keni nevojë për të bërë zgjedhje Urani do ju gjendet pranë dhe do ju këshillojë si duhet. Nëse keni një lidhje mundohuni të qeshni përherë sepse jeta është vërtet e bukur. Qëndroni sa më shumë që të mundeni pranë atij që dashuroni dhe mos u kapni pas gjërave pa rëndësi. Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe mund të merrni propozime të njëpasnjëshme. Stresi dhe pagjumësia mund t’iu shqetësojnë herë pas herë, por shëndeti në tërësi do jetë goxha i mirë.
Në punë do jeni përherë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë do ju marrin mendime. Do jeni shembull për shumicën e kolegëve. Me menaxhimin e financave duhet të jeni më të kujdesshëm dhe keni për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme.
Binjakët
Ky muaj do fillojë shumë mirë dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi deri javën e dytë. Do jeni të motivuar dhe të vendosur për t’ia dalë në çdo fushë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni për detajet dhe do e shtoni zjarrin e pasionit. Gjithmonë do dini të përdorni fjalët e duhura dhe partneri do ju adhurojë. Nëse jeni beqarë mund të merrni edhe një propozim serioz, por duhet të mendoheni gjatë para se të jepni fjalën përfundimtare. Do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj kështu që mos rrezikoni. Shëndeti ka për të qenë përherë i mirë pavarësisht ndryshimit të klimës apo lodhjes që mund të kaloni. Në punë do dini të negocioni dhe të merrni atë që doni. Nuk do ju mungojnë asnjë moment idetë e mira. Në planin financiar planetët do bëhen bashkë dhe do ju sjellin fat me shumicë.
Gaforrja
Deri në datën 7 gjërat do jenë të vështira për ju, por pas ndikimit te Diellit dhe Marsit në datën 15 do jeni më të vendosur dhe më të gatshëm për të kaluar çdo sfidë. Nuk ka për t’ju munguar energjia dy javët e fundit. Nëse jeni në një lidhje dhe gjërat me partnerin nuk po ecin si i kishit menduar, ka rrezik që këtë muaj të vini në pikëpyetje vazhdimësinë. Para se të hidhni çdo hap diskutoni njëherë qetësisht dhe merrni këshilla nga të afërmit. Nëse jeni beqarë, do ju pëlqejë dikush në pamje të parë, por për shkak të një stili tjetër të jetuari, do hezitoni të hidhni hapa. Shëndeti shumicën e kohës do jetë delikat. Nuk do keni probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë.
Në punë dielli do ju ndihmojë të jeni përherë në aksion dhe ambicia nuk do ju mungojë. Bëni vetëm kujdes me ndonjë provokim që mund t’iu bëjnë shefat. Sektori financiar do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze.
Luani
Gjatë këtij muaji Urani do e trondite paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese, Jeta juaj në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 10 do keni një zënkë të rënë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat e stinës.
Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.
Virgjëresha
Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t’iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 8. Ju duhet t’i bëni sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdesshëm me ushqimin dhe aktivitetin fizik.
Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi.
Peshorja
E shkuara do rikthehet sërish këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë mërzitje dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do e ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë njeri-tjetrit e herë do debatoni ashpër për gjëra elementare. Nëse jeni beqarë do e gjeni personin e duhur, por në ditët e fundit të muajit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime sidomos nga dhëmbët dhe goja.
Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jetë ajo çka do ju qetësojë. Në punë do ju dalin vështirësi të njëpasnjëshme në çdo moment. Nuk do ndiheni të qetë gjatë zhvillimit të projekteve që keni nisur prandaj kërkoni ndihmë pa qenë vonë.
Akrepi
Gjatë këtij muaji do i jepni prioritet absolut punës. Jupiteri, Marsi dhe Dielli do ju mbështesin me çdo veprim dhe do iu japin energjinë e forcën e nevojshme. Nëse keni një lidhje mund të keni kundërshtime me partnerin për disa çështje, por nuk duhet të lejoni që kjo t’iu përçajë. Mos iu lini shteg të lirë ziliqarëve dhe ata që kanë kohë që duan t’iu prishin harmoninë. Nëse jeni ende beqarë mundet edhe të filloni një lidhje, por nuk duhet të ecni me hapa të nxitura. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Pas datës 14 do ndiheni edhe më të relaksuar dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi.
Në punë do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapat që aq shumë i keni menduar. Do keni aftësitë ë duhura për te realizuar çdo objektiv. Në planin financiar, pavarësisht ndikimit negativ të planetëve ju do arrini të ruani ekuilibrin. Rezultatet e mira në punë do ju ndihmojnë goxha.
Shigjetari
Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas mesit te muajit situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë.
Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 12 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.
Bricjapi
Deri në datën 8 duhet të përgatiteni për probleme këtë muaj dhe do ju nevojitet mbështetja e një të afërmi që kohët e fundit e keni lënë pas dore. Për ju të dashuruarit do jetë muaj i vështirë dhe i mbushur me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Në pjesën më të madhe të kohë do jeni me nerva dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni nga të gjitha ftesat, por nga ana tjetër duhet të kërkoni mendimin e miqve para se të vendosni. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund të ndieni dhimbje koke, djegie sysh dhe dhimbje shpine.
Në planin financiar herë pas herë do gjendeni përballë vështirësive dhe do ju duhet të kërkoni ndihmë sa më pare. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme që javën e parë. Do ndiheni krenarë për veten.
Ujori
Këtë muaj duhet të bëni kujdes me vendimet që do merrni dhe me ndjenjat e fshehura që mund të shkaktojnë konflikte të mëdha sidomos pas datës 8. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk mundoheni t’i zgjidhni sa më pare problemet që keni pasur me partnerin tuaj gjithë këto kohë, gjërat do ndërlikohen më tepër. Ju beqarët do jeni të pafat në dashuri dhe sado që të mundoheni nuk do arrini të krijoni një lidhje. Shëndeti mund të ketë shqetësime të cilat do lidhen me gjumin dhe mungesën e vitaminave.
Në planin financiar mund të mbeteni edhe pa para fare nëse shpenzoni pa kursim dhe nuk mendoni për të nesërmen që do vijë. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni.
Peshqit
Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm.
Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit.