Dashi
Advertisements
Kjo do të jetë një javë deri diku e mbarë. Puna do të jetë veçanërisht emocionuese dhe shpërblyese. Nuk do të keni sfida që mund të rrezikojnë karrierën tuaj, por do të jetë mirë të tregoheni të kursyer me paratë, të paktën për këtë javë, pasi do të keni shpenzime të papritura. Dashi mban vendin e shtatë.
Advertisements
Demi
Shkëmbimi i përvojës në punë do t’ju japë mundësinë për të fituar, por mbi të gjitha për të marrë njohuri të dobishme, të cilat do t’ju ndihmojnë për çdo aktivitet të ardhshëm. Do të rrisni gjithashtu cilësinë në punë, duke u treguar njëkohësisht më të guximshëm e më të shkathët. Demi mban për këtë javë vendin e tretë.
Advertisements
Binjakët
Kjo javë mund të shënojë një kthesë në jetën tuaj në aspektin ekonomik. Do të bëni përparim të jashtëzakonshëm në punë, duke ua kaluar disa kolegëve dhe duke u dukur më karizmatikë në sytë e të tjerëve. Gjithashtu do të keni një vetëvlerësim më të madh. Ky është momenti i përshtatshëm për të provuar veten në një kurs të ri studimi ose kërkimi. Binjakët mbajnë vendin e pestë.
Gaforrja
Do të merrni një ofertë të re pune që nuk do t’ju pëlqejë dhe aq. Do të varet nga ju që të merrni një vendim në lidhje me këtë çështje. Projektet në vazhdim mund të mos ecin sipas planeve tuaja, por ju mund të mbështeteni në një ekip profesionistësh. Gaforrja do të mbajë vendin e tetë.
Luani
Horoskopi sinjalizon një moment shqetësues pasiviteti, por natyra juaj do t’ju bëjë të përfitoni në maksimum nga kjo situatë, pavarësisht gjithçkaje. Planifikimi i gjërave nga e para nuk do t’ju sjellë menjëherë punë, por mund të ndiheni gjithsesi të shpërblyer. Luani do të mbajë vendin e fundit.
Virgjëresha
Disa prej jush do të donin thjesht të pushonin, të tjerët do të donin të ishin aktivë e të zënë me punë. Kush punon, edhe do të lodhet. Do të përkushtoheni në maksimum për realizimin e një projekti që do ta shohë dritën e diellit vetëm në një kohë të mëvonshme, në një të ardhme shumë të largët. Në fundjavë do të arrini më në fund të çlodheni. Virgjëresha do të mbajë vendin e nëntë.
Peshorja
Nëse gjatë gjysmës së parë të javës do të mund të bëni një pushim të mirë në mënyrë që të rikuperoni energjitë e humbura, në gjysmën e dytë ju presin surpriza të pafundme. Fati do të luajë një rol themelor në përfundimin e projekteve që janë pa dyshim thelbësore për karrierën tuaj. Peshorja do të mbajë vendin e dytë.
Akrepi
Kur bëhet fjalë për menaxhimin e kohës së punës, nuk ka të dytë si ju. Do të jeni në gjendje që mes punëve të shumta dhe orarit të ngjeshur të gjeni kohë edhe për veten tuaj. Kjo do t’ju lejojë që t’i rifitoni energjitë e humbura dhe në të njëjtën kohë të eksperimentoni me pasionet tuaja të reja. Akrepi do të mbajë vendin e katërt.
Shigjetari
Tani më shumë se kurrë, puna do t’ju duket e pakënaqshme dhe do t’ju bjerë entuziazmi, sidomos atëherë kur duhet të jeni më produktivë. Yjet ju këshillojnë që t’i kushtoni më shumë kohë vetes, pasi kjo do të jetë një periudhë e pafat. Shigjetari do të mbajë vendin e njëmbëdhjetë.
Bricjapi
Kjo do të jetë një javë e vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Do të hasni vështirësi në aspektin profesional. Fatkeqësisht do të keni përplasje edhe me kolegët dhe problemet e punës do t’i mbartni edhe në shtëpi. Gjatë kësaj periudhe do të tregoheni dorëshpuar, veçanërisht në fundjavë. Bricjapi do të mbajë vendin e dhjetë.
Ujori
Pritet një ortek shumë i kënaqshëm fitimesh. Në punë konkurrenca do të jetë e lartë, por ju do t’ia dilni mbanë falë zgjuarsisë dhe aftësisë suaj të jashtëzakonshme krijuese. Në rrethin e kolegëve do të krijohet një klimë besimi dhe bashkëpunimi më e fortë se kurrë. Fundjavën do t’ia kushtoni tërësisht vetes suaj. Ujori do të mbajë vendin e parë.
Peshqit
Aftësia juaj për t’u përshtatur do të jetë çelësi që të filloni projekte të reja dhe të eksperimentoni me punë të reja. Do të jetë e dobishme për ju që të thelloheni në çështjet ekonomike dhe të studioni strategji të reja, në mënyrë që të fitoni më shumë para. Një punë do të rezultojë me leverdi, duke ju sjellë të ardhura shtesë. Peshqit do të mbajnë vendin e gjashtë.