Horoskopi javor, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju: Shenjat që do kenë fat në dashuri

Dashi

Advertisements

Këtë javë do të jeni të pafat në dashuri. Ata më të vetmuarit, duhet të mundohen të bien më shumë në sy. Çiftet e vjetra duhet të rregullojnë disa aspekte të marrëdhënies së tyre si dhe të vendosin ç’hapa do të hedhin në vijim. Ata që planifikojnë një martesë ose ardhjen e një fëmije, bëjnë mirë të organizohen paraprakisht, ndoshta duke marrë leje të posaçme apo duke kërkuar transferim. Puna, megjithatë, mund të krijojë distanca, veçanërisht për ata që e kanë të vështirë të ekuilibrojnë jetën private dhe profesionale.

Advertisements

Demi

Keni dëshirë të bëni shumë gjëra, por hezitoni të veproni. Gjithçka përreth ju shtyn që të merrni një vendim. Nëse ka dashuri, ajo duhet jetuar në maksimum. Edhe çiftet që po kalojnë një periudhë lodhjeje duhet të përpiqen të rigjallërojnë marrëdhënien e tyre, ndoshta duke përjetuar gjëra të reja së bashku. Nëse, megjithatë, lidhja duket se nuk ecën, duhet të gjeni një zgjidhje tjetër. Gjeni kurajën për të hedhur hapin e parë dhe për të kuptuar se ç’drejtim duhet të merrni. Beqarëve do t’u ofrohen mundësi interesante.

Binjakët

Puna zë një pjesë të madhe të mendimeve tuaja dhe rrezikon t’ju shkëpusë vëmendjen nga marrëdhënia që po përjetoni aktualisht. Diskutimet për çështjet ekonomike apo të përditshme mund të krijojnë tension. Ata që punojnë së bashku me partnerin do ta kenë të vështirë të ndajnë jetën profesionale nga ajo sentimentale. Edhe familja mund të mos ju vijë shumë në ndihmë, sidomos nëse nuk janë dakord me disa nga idetë tuaja. Yjet ju sjellin në vëmendje se, në disa raste, mbështetja financiare mund të vijë nga dikush që nuk e prisni, i cili do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e një çështjeje të rëndësishme. Gjithashtu mund t’ju krijohen mundësi të reja në frontin e pasurive të paluajtshme ose të aseteve.

Gaforrja

Sipas horoskopit të kësaj jave marrëdhëniet më të ndërlikuara, si në dashuri dhe në jetën profesionale, duket se do t’i keni me Dashin, Peshoren dhe Bricjapin. Ata që po përjetojnë një krizë mund të marrin një vendim drastik. Për më tepër, nevoja për t’u ndier në qendër të vëmendjes bëhet më e fortë dhe ideja për të kaluar në plan të dytë bëhet e vështirë për t’u toleruar. Dyshimet për sinqeritetin e partnerit mund të çojnë në përballje të nxehta. Ata që janë në një lidhje të fshehtë mund të vendosin të dalin hapur. Nga ana tjetër, çiftet solide nuk janë në rrezik, por duhet t’i diskutojnë disa çështje familjare për të shmangur tensionet e mëtejshme. Beqarët kanë shanse të mira për takime pasionante, edhe pse jo medoemos të destinuara të zgjasin.

Luani

Një takim i ri mund t’ju ngjallë emocione të forta, por mbetet për t’u parë nëse është një aventurë kalimtare apo diçka më e thellë. Në dashuri nuk mungojnë mundësitë, por duhet të bëni kujdes që të mos rrëmbeheni nga situata shumë të ndërlikuara. Ndonjëherë, pasiguritë nuk vijnë si pasojë e sjelljeve të të tjerëve, por nga hezitimi juaj për t’u treguar plotësisht të hapur. Dialogu është çelësi për të bërë ndryshimin. Beqarëve do t’u ofrohen mundësi të reja, sidomos në ditët në vijim. Ata që janë në një marrëdhënie klandestine mund të fillojnë të ndiejnë peshën e kësaj situate. Është e rëndësishme të trajtohen çështjet e pazgjidhura përpara se ato të bëhen një problem më i madh. Mund të ketë edhe tensione në familje, veçanërisht nëse kanë të bëjnë me çështje ekonomike ose pasurore.

Virgjëresha

Kjo është koha ideale për dashuri. Edhe ata që kanë mbetur në vend-numëro deri më tani, mund të ndiejnë dëshirën për t’u rikthyer në lojë. Fundjava sjell mundësi të reja, si për ata që kërkojnë një histori serioze, ashtu edhe për ata që duan të krijojnë një lidhje të re. Lejojeni veten që të përjetoni emocione të forta. Një udhëtim ose një arratisje e shkurtër nga rutina mund të jetë mjedisi i përsosur për një takim të veçantë. Çiftet duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur mes prakticitetit dhe romancës, të cilat janë të nevojshme për një marrëdhënie harmonike.

Peshorja

Çështjet financiare po ju bëhen pengesë për realizimin e disa prej planeve tuaja në çift dhe mund të jenë burim debatesh. Megjithatë, aty ku ka dashuri, ekziston edhe vullneti për të kapërcyer pengesat së bashku. Ata që kërkojnë një shtëpi ose kanë nevojë të zgjidhin çështjet e pasurive të paluajtshme tani mund të gjejnë zgjidhje. Megjithatë, nëse keni mosmarrëveshje me partnerin, është më mirë të mos insistoni shumë në ditët e mesit të javës. Në disa raste, nëse marrëdhënia është problematike, mund të jetë koha për të bërë një zgjedhje përfundimtare. Në këtë periudhë keni nevojë për stabilitet më të madh. Të jesh i sinqertë me veten dhe të tjerët është thelbësore për të ecur përpara.

Akrepi

Ata që duan dashuri duhet të jenë të gatshëm të tregohen të hapur ndaj mundësive që do t’ju ofrohen. Nëse do të bëni një udhëtim ose do të vizitoni vende të reja, mund të njihni njerëz interesantë. Ata që janë tashmë në një lidhje, duhet të angazhohen në maksimum dhe të mos ndikohen nga dyshimet apo përvojat e kaluara. Për disa çifte kjo është koha e duhur për të bërë plane të rëndësishme. Partneri mund t’ju befasojë me një gjest të papritur që forcon lidhjen. Në ditët në vijim mund të ndiheni paksa të lodhur, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

Shigjetari

Në dashuri është e rëndësishme të jeni të qartë që në fillim, për të shmangur keqkuptimet. Ata që janë lidhur rishtazi duhet të jenë në gjendje të kuptojnë nëse kanë interesa të përbashkëta me partnerin. Edhe çiftet e konsoliduara duhet t’u japin zgjidhje problemeve pa i shtyrë ato për një kohë të gjatë. Projektet që lidhen me shtëpinë ose bashkëjetesën mund të ndihmojnë për t’i dhënë një shtysë të re marrëdhënies. Paqja do të kthehet në familje dhe do të ketë harmoni mes prindërve dhe fëmijëve.

Bricjapi

Kjo është një kohë e mirë për të ndërtuar diçka solide, por mund të ketë edhe tensione në çift. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse jeni ndër shenjat e privilegjuara, kur bëhet fjalë për dashurinë. Do të jetë java juaj me fat. Disa çifte do të debatojnë në lidhje me ca çështje praktike ose familjare, por kjo do ta forcojë edhe më shumë marrëdhënien. Nëse duhet të merren vendime të rëndësishme, është më mirë ta bëni këtë me qetësi. Ata që janë në krizë duhet të reflektojnë, ndërsa zemrat e vetmuara kanë shanse të mira për të bërë takime të veçanta në fundjavë.

Ujori

Është koha për t’i dhënë zë ndjenjave dhe për të mos lejuar që pasiguritë tuaja t’ju krijojnë pengesa. Disa mund të kërkojnë përgjigje më konkrete dhe është e rëndësishme të mos shmangni përballjen. E ardhmja e çiftit varet nga zgjedhjet që do të bëni tani. Edhe marrëdhëniet më të komplikuara mund të gjejnë zgjidhje me dialog të sinqertë. Ju duhet t’i përkushtoheni mirëqenies dhe interesave tuaja, veçanërisht nëse ndieni se nuk jeni përfshirë aq sa duhet në marrëdhënien tuaj ose nëse jeni duke u rikuperuar nga një zhgënjim i hidhur në dashuri.

Peshqit

Këtë javë do të keni fat në dashuri. Vazhdoni kështu. Nëse nuk jeni duke bërë asgjë, atëherë është koha të dilni nga shtëpia ose të afroheni me personin që ju intereson. Hidhni disa sinjale dhe luani pak. Flirtimi është kripa e marrëdhënieve, ndaj edhe nëse jeni prej kohësh në një lidhje, nuk duhet të ndaloni së ngacmuari dhe befasuar partnerin. Megjithatë, pritshmëritë në dashuri janë në rritje dhe për disa çifte ka ardhur koha të hedhin hapa të rëndësishëm. Është e nevojshme të shikoni përpara pa u ndikuar nga përvojat e kaluara. Beqarët mund të kenë një surprizë të papritur, që do të sjellë emocione të reja në jetën e tyre.