Dashi
Advertisements
Komuniteti është shumë i rëndësishëm, i dashur Dash! Hëna e plotë e Ujorit do të përqendrohet në zonën tënde të miqësisë dhe komunitetit. Ujori do të të krijojë ura komunikimi me njerëzit që do të të ndihmojnë, por kërkon që edhe ti t’i mbështesësh ata me të njëjtin entuziazëm. Sezoni i Virgjëreshës të motivon të gjesh qëndrueshmërinë dhe organizimin që të duhet.
Advertisements
Demi
Zgjohu dhe shkëlqe! Hëna e plotë në zonën tënde të karrierës do të bëjë që të arrish suksesin e dëshiruar, duke ndarë qëllimet e tua me të tjerët. Plotëso dëshirat e tua, por mos harro edhe ato të njerëzve të dashur. Këtë javë nis edhe sezoni i Virgjëreshës, i cili të inkurajon të ndërmarrësh më shumë rreziqe me besim të plotë. Duhet ta dish se të gjitha aktet e guximit shpërblehen nga universi.
Advertisements
Binjakët
Udhëtim të mbarë, Binjakë! Kjo Hënë e plotë do të shkojë në zonën tënde të eksplorimit dhe edukimit, ndaj mund ta gjesh veten në një aventurë në vende të reja. Po mëson ngadalë maturinë dhe do ta kuptosh se duke qenë ‘personi më i rritur’, do të arrish të zgjerosh më tej horizontin tënd. Do të kuptosh botën tënde të brendshme dhe do të kesh më shumë siguri emocionale, veçanërisht gjatë sezonit të Virgjëreshës.
Gaforrja
Shko më thellë dhe eksploro pasionin, intimitetin dhe seksualitetin tënd. Do t’i çosh marrëdhëniet me njerëzit përreth në të tjera nivele. Sezoni i Virgjëreshës të nxit të përmirësosh aftësitë e tua në komunikim, përmes dëgjimit aktiv, intuitës dhe përzgjedhjes së fjalëve të duhura në çdo situatë.
Luani
Hëna e plotë e Ujorit do të shkëlqejë zonën tënde të romancës. Nëse je single, dashuria do të ndihet në ajër dhe kjo do të sjellë edhe një dinamikë të re, mjaft interesante në raportin tënd. Do të joshesh nga kimia e një karakteri të kundërt me tëndin. Gjatë kësaj jave do të përballesh me mundësi të arta, të cilat nuk duhet t’i humbësh!
Virgjëresha
Kthehu te rutina, e dashur Virgjëreshë! Kjo Hënë e plotë e Ujorit të lidh më shumë me mendjen, trupin, zemrën dhe shpirtin tënd. Në mënyrë të vazhdueshme, përmbaju strategjisë “me hapa të vegjël mund të shkoj larg”. Sezoni yt i ditëlindjes është në prag, ndaj vendosi ëndrrat e tua primare dhe shpreso që të të realizohen!
Peshorja
Ki kurajën t’i pranosh defektet e tua. Hëna e plotë në Ujor do të ekspozojë anë të ndryshme të karakterit tënd dhe mund të duash të ndash një të vërtetë të rëndësishme për veten apo për dikë tjetër. Mos u fshih, por zbulo më shumë! Sezoni i Virgjëreshës të sjell një pushim të merituar, ndaj reflekto dhe kujdesu për veten!
Akrepi
Është çasti të rikthehesh në shtëpi, Akrep! Hëna e plotë në zonën e shtëpisë dhe familjes, të ndihmon të rilidhesh me njerëzit dhe vendet që i japin siguri zemrës tënde. Nëse ke pasur në plan të rregullosh marrëdhëniet me familjen tënde, është momenti ta bësh diçka të tillë. Sezoni i Virgjëreshës të fton të dalësh, të takosh miqtë dhe të festosh
Shigjetari
Zgjero aftësitë e tua të komunikimit dhe horizontin. Hëna e plotë do të kujdeset për komunikimin dhe mënyrën se si i drejtohesh njerëzve të tjerë, njëkohësisht, edhe se si dëgjon. Sezoni i Virgjëreshës, nga ana tjetër, sjell në vëmendjen tënde karrierën dhe krijon ambicie të reja.
Bricjapi
Ç’është siguria për ty, Bricjap? Kjo Hënë e plotë në Ujor sundon të ardhurat e tua, sigurinë financiare dhe dëshirën tënde për të jetuar sipas vlerave dhe dëshirave që ke. Praktiko mënyra të reja për të fituar të ardhura dhe për të mos shpenzuar pa limit. Sezoni i Virgjëreshës të çon në të tjera shtigje, të cilat do të shuajnë kuriozitetin tënd.
Ujori
Merr frymë thellë dhe rinis nga e para. Hëna e plotë në shenjën tënde do të të sjellë në dorë kontrollin që ti do. Rishiko jetën, parimet, zgjedhjet dhe qasjet e tua ndaj situatave të ndryshme. Shqyrto veprimet e tua që të jetosh me integritet dhe të bëhesh personi që do të jesh. Sezoni i Virgjëreshës nis gjatë kësaj jave, për të të sfiduar të shkosh drejt së panjohurës me shumë guxim.
Peshqit
E shkuara mbetet e shkuar, ndërsa e tashmja po ndodh tani! Hëna e plotë në Ujor të motivon të ndalosh së menduari për të shkuarën në të tashmen. Qëndro në moment, me zemër të hapur dhe me dëshirën për të përmirësuar jetën tënde. Sezoni i Virgjëreshës shënon edhe një periudhë mjaft romantike për shenjën tënde, ndaj mos i refuzo ftesat që të duken interesante.