Horoskopi për muajin korrik nga Meri Gjini: Zhvillime të forta, shenja që rritet në detyrë

by editor

Astrologe Meri Gjini, mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5”, ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin korrik.

Advertisements

Deri në datën 5 kemi një ritëm që vazhdon siç ishin ditët e fundit të qershorit. Nga data 5 deri në datën 20 korrik, me kalimin e marsit nga Demat te Binjakët, kthehet një “klimë” ekstremisht ndryshe.

Advertisements

Korriku është një muaj që ka vetëm një moment që duhet të jeni të kujdesshëm, rreth datës 11-12 që dëgjohen disa lajme të çuditshme. Ndërsa pjesa tjetër e muajit ka hapësirë për tolerancë, ngrohtësi.

Dashi
Ekonomi dhe leku janë kryefjalë për korrikun 2024. Do sjell një shije për mirë të asaj që kanë pritur në janar. Nga data 20-25 të gjenden në ambientet ku është e përditshmja dhe puna e tyre. Është periudhë shumë e rëndësishme për dashin për të bërë kapërcime të mëdha. Nëse ka një moment në të cilin mund të shfrytëzohet maksimalisht në zhvillime të forta, është pikërisht korriku që kanë ndihmesën e fatit. Kujdes me tonacionet në ambientet sociale në data 11-15.

Advertisements

Demi
Marsi do qëndrojë deri në dateën 20 te ju. Që domethënë, profesioni është prioritet. Detyrimet e profesionit janë prioritet. Deri në datën 5 korrik, për demat vazhdon të jetë një periudhë shumë me fat për të kërkuar ngritjen në status, rritje page, ujdira të mira. Vendosni çdo ditë nga një detyrim për të perfeksionuar ambientin e punës. Venusi te Luanët nuk është kaq miqësorë. Gjë që bën, që rreth datës 11 të jenë shumë të kujdesshëm me komunikimin në punë.

Binjakët
Pjesa e parë e korrikut ka shumë mundësira, për tu shplodhur, për tu qetësuar. Lum si Binjakët që kanë vendosur pushimet e tyre deri në datën 20 sepse kanë mundësinë t’i marrin maksimumine mundshëm. Nga data 20 korrik me Marsin te vetja, nëse janë në punë od bëjnë gjenialitet. Nëse nuk janë në punë duket sikur grindja do jetë prezente. Partnerët e binjakëve duhet t’i dërgojnë patjetër me pushime në mesin e muajit. Profesioni, puna, karriera janë në periudhën më të mirë për binjakët.

Gaforrja
Do vazhdojë te ketë Venusin deri në datën 11, edhe mërkurin në ditët e para. Një hënë e re te vetja. Lum si Gaforret që kanë vendime të rendësishme në fazën emocionale. Për ata që duan beba, për propozime romantike, ata që merren me artin dhe ata që kanë punë sezonale. Deri në datën 22 korrik do bëjnë kompesimin e gjithë 2024. Duhet të punojë që vjeshta të mos i lodhë shumë. Korriku do jetë shpërblyes edhe pa u lodhur shumë. Muaji që do shijohet më lehtësisht nga 2024. Duhet të jenë të kujdesshëm me fizikun në mesin e muajit, 11-15 korrik.

Luani
Mërkuri te Luanët në datën 3. Vendosje fantastike të Venusit. Do shënojë verë në shpirtin e tyre. Do jetë një muaj i qetë me çështje që janë impenjuar që nga fundi i marsit, që ju kanë munduar. Në korrik do merren me bukurinë, me veshjen. Të marrin vëmendjen që ju takon. Të lindurit në 15 ditëshin e para të shenjës së Luanëve janë të favorizuar në pjesën e parë të korrikut. Pjesa tjetër kanë me fat fundin e korrikut dhe muajin gusht. Ndryshon ritmi pas darës 20 korrik. Me daljen e mëkurit nga luanët, bën që të jenë më të paqtë.

Virgjëresha
Marsi te Demat është hyrje e tillë që duan apo jo, duhet të zgjidhin çështje të mbartura. Ritmi i tyre do merret me gjërat e të djeshmes deri në vjesht. Rreth datës 5 korrik, çështjet që vendosen prej tyre në agjendë, u jepet mundësia t’i kenë zgjidhur deri në datën 20 korrik. Është një muaj që u jep mundësinë që minimalisht një vendim të ri e kanë. Një diçkaje i japin drejtimin që duan. Ngjyra e korrikut është marrja e diçkaje në kontroll.

Peshorja
Hyrje shumë të favorshme planetare për Peshoren. Do shijojnë shumë hyrjen trekëndore të Venusit me Diellin e tyre. Ky Venus do bëjë të mundur që të paktën në shijen e tyre ky korrik të jetë i kundërti totalisht i korrikut të një viti më parë. Është shumë më i mirë në projektimin e çështjeve profesionale, pa risqe për devijim apo shkëputje. Ky Venus nuk do lerë hapsirë për vetmi.

Akrepi
Do vazhdojnë deri në datën 20 të merren me çështje të punëve dhe familjarëve të tyre. Por në ritëm të ngadaltë. Me Venusin te Luanët dhe me Mërkurin, do kenë vlerësimin më të mirë prej njerëzve që bashkëveprojnë. Do ndryshojë ritmi në fund të korrikut. Në vjeshtë do keni ritmin që duan, rezultatin dhe kohën që duan. Në korrik duhet të vendosin në agjendën e tyre pushimet. Vshtirë që do ketë akrep që mos të debatojë fort dhe me tone të larta në mes të muajit.

Shigjetari
Marsi te Binjakët në datën 20 do shënojë fillimin e një periudhë që do përshpejtojë shumë lëvizjet dhe çështjet e punës. Çështje që kanë të bëjnë me statusin. Deri në datën 20 nuk ka atë madhështinë që presin në ambjentet e punës. Të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shigjetarëve, urani nuk është në një pozicion shumë miqësor për të dhënë siguri. Në fund të muajit i kanë të gjitha mundësitë për të projektuar vazhdimësinë me shumë optimizëm. Vendosni pushime në agjendë në korrik.

Bricjapi
Marsi te Demat shumë i favorshëm. Do të bëjë të mundur që deri në datën 20, çështje të profesionit të kenë një formë të mirë zhvillimi dhe vlerësimi. Kalimi i marsit të Binjakët bën që t’i rikthehen dhe njëherë çështjeve të familjes. Nga data 21 korrik deri në fund të gushtit do jetë prioritet familja. Zgjidhni çështjet në këtë periudhë sa jeni të favorizuar. Kujdes në mesin e muajit me shëndetin dhe me pjesën e frymarrjes.

Ujori
Favorizohen shumë në lëvizje, në ujdi kur mërkuri të jetë te Virgjëresha dhe Marsi të jetë te Binajkët, në 21 korrik. Çështjet e statusit dhe të punës lërini pas datës 21 korrik. Ndërsa për çështje ekonomike lërini në momentin që flasim deri në datën 11. Për ata që janë në kërkim të dashurisë, data 11-25 korrik janë fantastike. Ujorët që kanë vendosur evente të rëndësishme që kanë të bëjnë me dashurinë dhe zgjerimin e familjes kanë momentin më të mirë dhe të ndihmuar nga fati.

Peshqit
Me saturnin në të kundërt ndjejnë shumë lehtësim. E para për nevojën që kanë për dashurinë. Për ata që janë në kërkim dhe duan diçka që t’i rezistojë kohës, duhet t’i marrin vendimet deri në datën 11. Për ata që kanë primar pasionin dhe nuk janë të fokusuar te jetëgjatësia e këtij pasioni, shfrytëzoni datën 11 deri në fund të korrikut. Peshqit që duan shtëpi, çati dhe familje duhet të shfrytëzojnë deri në datën 11. Faktori i të papriturës është prezent në mesin e muajit. Do merren me çështje familjare.

You may also like