Kush i pëlqen në BBV 4? Vëllai i Xhenetës i habit të gjithë me përgjigjen

Të dielën Xheneta Fetahu ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Ajo u shpreh se nuk ishte e pranishme në studio pasi ishte pranë familjes së saj.

Advertisements

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, i tha që thërriste vëllain e saj pasi kishte një pyetje për të. Ajo e dinte se për cilin banor të “Big Brother VIP 4” bënte tifo vëllai i Xhenetës dhe donte që t’a pyeste publikisht.

Advertisements

I vëllai i Xhenetës i habiti të gjithë ku u përgjigj menjëherë duke thënë emrin e Gjestit.

“A bravo, nuk ka ndikuar hiç motra”, tha duke qeshur Nevina.

Kujtojmë se Gjesti dhe Xheneta kanë patur një histori dashurie, e cila ka zgjatur shumë pak.