Humb jetën një djalë i ri në Tiranë. Policia: E kapëm autorin (Vieo)

by editor

Një i ri ka mbetur i plagosur sot pasdite në Tiranë pasi u qëllua me armë të ftohtë në kushtet e një konflikti për motive të dobëta. Pak më vonë ai humbi jetën.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, raporton noa.al duke cituar burime policore.

Advertisements

Në vendngjarje, forcat e Komisariatit të Policisë Nr 6 konstatuan se një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar.

Ata kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Advertisements

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale Darmen Keli, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Darmen Keli për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës të riun tjetër Amarildo Hoxhallari 34 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pak më vonë i riu Amarildo Hoxhallari si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Dyshime janë krijuar nga hetimi paraprak se viktima ka ngacmuar partneren e 25 vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi më herët e shoqëroi atë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

You may also like