Humb jetën tragjikisht këngëtari grek. Digjet brenda makinës së tij

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 23-vjeӓar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Advertisements

I riu, i cili ishte këngëtar dhe instrumentist në zonën e Kretës ka qenë duke udhëtuar në orët e para të mëngjesit, kur ka humbur kontrollin e makinës dhe është përmbysur në rrugë.

Pas kësaj, makina ka shpërthyer në flakë, ku për fat të keq, 23-vjeçari është karbonizuar.

Advertisements

Shërbimi zjarrfikës me 4 punonjës dhe 2 automjete ka shuar zjarrin dhe ka nxjerrë nga makina 23-vjeçarin e pajetë.

You may also like