Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë britanike. Wales Online shkruan se Zenel Sulaj 30 vjeç dhe Sali Kadria 31 vjeç u kapën në “shtëpi bari” duke kultivuar qindra bimë kanabisi të cilat po të dilnin në treg kapnin vlerën e mbi 700 mijë paundëve.
Advertisements
Mësohet se oficerët zbuluan 3 dhoma ku rriteshin bimë kanabisi. Shqiptarët tentuan të fshiheshin poshtë krevatit, por rezultoi pa sukses!
Advertisements
Gjykata “Cardiff Crown” njoftoi të Mërkurën se Sulaj nuk kishte dokumentacion dhe punonte në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe, duke shtuar se ai tashmë kërkon të deportohet në Shqipëri që të jetë pranë prindërve.
“Kam humbur dy vite të jetës time kot”, mësohet të ketë thënë shqiptari para palës gjykuese.
Kadria akuzohet po ashtu për sulm seksual ndaj një të miture në vitin 2020, për të cilin ishte dënuar me 6 muaj burg. Ai ka deklaruar se po punonte për të paguar kostot e ardhjes së tij në mënyrë ilegale në Angli.
Gjykatësi i çështjes i ka dënuar të dy shqiptarët, por pritet që ata të deportohen në Shqipëri. Kadria do të qëndrojë 14 muaj në qeli, ndërsa Sulaj 6./tvklan.al