Humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën e tensionit të lartë, shoferi transportohet me urgjencë në spital

by editor

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.

Advertisements

Automjet, tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni të lartë.

Advertisements

Mësohet se drejtuesi i mjetit, Dhimitër Papa, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim pas plagëve të marra nga përplasja dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pa dëmtime serioze.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, ndërkohë që efektivë të policisë rrugore ndodhen në vendngjarje, për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe lidhjet e linjës elektrike të zonës, pas përplasjes me shtyllën e tensionit të lartë.

Në zonë kanë shkuar edhe punonjësit e OSHEE-së, të cilët kanë nisur riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga përplasja,për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike në këtë zonë.

You may also like