Humbi jetën bashkë me dy kushërinjtë dhe shokun e tij në Fushë-Prezë, publikohet fotoja e 22-vjeçarit

Është publikuar fotoja e Andi Laçit, 22 vjeç i cili mbeti viktimë e aksidentit fatal në Fushë-Prezë.

Advertisements

4 të rinjtë, Enejd Laçi, Erild Laçi (vëllezër), Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi u dogjën brenda automjetit tip “Benz” pasi makina e tyre shpërtheu në flakë pas aksidentit.

Advertisements

Automjeti u përplas me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë humbën jetën 4 të rinj.

Makina tip “Benz” me të cilën udhëtonin të rinjtë drejtohej nga 25-vjeçari Enejd Laçi. Pas përplasjes me një betoniere, “Benzi” shpërtheu në flakë dhe të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Shoferi i betonieres, 24 vjeç, Aleksandër Krrashi fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas blutë informojnë se e kapën dhe e shoqëruan në Komisariat.