Humbi jetën në aksidentin tragjik, kush është 29-vjeçari?

by editor

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje u regjistrua mesditën e së premtes në aksin rrugor Fier-Seman.

Advertisements

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën Elidon Kulla, 29 vjeç, drejtuesi i automjetit.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

You may also like