Një 17-vjeçare nga Durrësi humbi jetën tragjikisht një ditë më parë pasi u prek nga meningiti akut. Pas situatës, kanë nisur menjëherë masat profilaktike për personelin mjekësor të Urgjencës Spitalore të Durrësit dhe familjarët e saj.
Advertisements
Ndërkohë, pritet përfundimi i analizave laboratorike në ISHP për të përcaktuar nëntipin e saktë të shtamit, gjë që do të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut dhe ndalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje infektive. Zyra Vendore e Arsimit në Durrës bën me dije për Top Channel se masa po merren edhe në gjimnazin “Leonik Tomeo,” ku mësonte 17-vjeçarja. Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me të. Gjimnazistja humbi jetën në shërbimin infektiv të QSUT, pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.
Advertisements
Ajo u paraqit të shtunën në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit me simptoma të ndryshme, si dhimbje koke dhe të vjella. Me gjithë përpjekjet për trajtim dhe transferimin e saj në QSUT, vajza nuk arriti të mbijetojë. Mjekët e spitalit të Durrësit, jashtë kamerave, kanë deklaruar se kjo formë e meningitit nuk ishte shfaqur prej kohësh në qytet. Autoritetet shëndetësore po hetojnë për të kuptuar burimin dhe për të parandaluar raste të tjera.