Humbi jetën pas sherrit me thikë/ Ja kush është 18-vjeçari i vrarë në Shkozë

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur nga një goditje me thikë pasi një konflikt të nisur mes të rinjve në zonën e Shkozës.

Advertisements

Sipas burimeve, viktima është Aurelio Dervishi, 18 vjeç, i cili është goditur për vdekje me thikë pas një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse).

Advertisements

Viktima ka mbetur fillimisht i plagosur, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like