Humbi jetën pasi u përplas nga makina e policisë, shokët e 18-vjeçarit sulmojnë komisariatin në Francë

by editor

Një stacion policor në La Courneve, afër Parisit u sulmua të dielën mbrëma me kokteje molotovi, pas vdekjes së një 18-vjeçari javën e kaluar pasi u përplas nga një automjet i policisë.

Advertisements

18-vjeçari nga La Courneve humbi jetën në një ndjekje policore të mërkurën e kaluar, ku në përpjekje për tu larguar, makina e policisë e përplasi.

Advertisements

Rreth 50 persona u mblodhën dhe hodhën gurë dhe bomba të improvizuara në stacionin e policisë. Dy policë u plagosën lehtë në dorë dhe pasi u thirrën përforcime, trazirat u vunë nën kontroll.

Nëntë persona u arrestuan, shtatë të moshës 18-21 vjeç dhe dy janë të mitur, – sipas shefit të policisë së Parisit, Laurent Nunies.

“Ne e bëmë këtë për të kërkuar drejtësi për Ouanis, edhe pse vëllai i tij i madh kërkoi qetësi,” – tha një i ri.

18-vjeçari Wanish, i cili ishte hipur në një skuter, u ndoq nga policia pasi ai refuzoi të ndalonte për një kontroll. Skuteri e tij u godit nga një makinë policie, e cila u thirr për ndihmë dhe po vinte nga ana e kundërt.

Avokati i familjes së të riut akuzoi të premten oficerët se e kishin goditur atë “me dashje”, por avokati i oficerëve këmbëngul se ishte një aksident.

You may also like