Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka treguar për herë të parë detaje rreth momentit gjatë protestës së opozitës, kur humbi ndjenjat pas ndërhyrjes së forcave të policisë.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjekmarkaj tha se nuk e kishte menduar që mund të ndodhte diçka e tillë pasi ata ishim protestues paqësor, ndërsa shton se nga pas ka pasur një urdhër politik”.
Advertisements
“Unë rezistova disa minuta, nuk doja të ikja nga aty, por ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes. Kur më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat”, ka treguar ai, duke theksuar se ka qëndruar për disa minuta pa ndjenja dhe më pas është dërguar në spital.
Sipas Gjekmarkajt, ajo që e shqetësoi më tepër ishte reagimi i policisë, e cila sipas tij, u përpoq të manipulonte situatën, duke njoftuar se ai kishte “ikur” nga protesta, gjë që ai e quajti fyese.
“Nuk ika, as në kafe, as në shtëpi, ika në spital”, tha ai.
Ai ka theksuar se nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor, por ngjarja ndodhi për shkak të presionit fizik që ushtroi policia.
Ishte fyese deklarata ë policisë, se thanë që iku. Unë nuk ika, as në kafe as në shtëpi, ika në spital. Ajo që ndodhi nuk është se unë vuaj nga ndonjë shqetësim shëndetësor, por ishte derivat i presionit fizik që ushtroi policia. Reagimin pas ngjarjes e bëra sepse u ndjeva i fyer nga reagimi i policisë që mu duk manipulim”, tha demokrati.
Agron Gjekmarkaj: Se kisha menduar qe mund të ndodhte, se ishim protestues paqësor. Në atë moment isha në zonën e Pallatit me shigjeta, isha i shoqëruar me punonjësin e Gardës, i cili më shoqëron si Nënkryetar i Kuvendit.
Besoj se nga pas është një urdhër politik, se di nëse e ka dhënë ministri i Brendshëm, Rama apo Drejtori i Policisë. Filluan me shtyrje, u lidhen me njëri-tjetrin dhe shtyjnë me parzmoret e tyre. Në fillim i thash me shaka “nuk jam tip që frekuentoj palestra”, ia thash me të qeshur.
Nga e qeshura kaluan në situatë serioze. Unë rezistova disa minuta, se nuk doja të ikja nga aty. Policia duke ndërhyrë në këtë mënyrë nuk largojnë njerëzit, se ata dalin nga krahu tjetër. Është një formë presioni për të dekurajuar njerëzit. Unë isha me njerëzit e mi, të Lezhës, Mirditës.
Ndjeva ngadalësimin e frymëmarrjes, në momentin që më tërhoqën nga turma e policëve, humba ndjenjat. Nuk e di sa kohë ka zgjatur, ata që ishin aty më thanë për disa minuta. Më pas më çuan në Spital.
Ishte fyese deklarata ë policisë, se thanë që iku. Unë nuk ika, as në kafe as në shtëpi, ika në spital. Ajo që ndodhi nuk është se unë vuaj nga ndonjë shqetësim shëndetësor, por ishte derivat i presionit fizik që ushtroi policia. Reagimin pas ngjarjes e bëra sepse u ndjeva i fyer nga reagimi i policisë që mu duk manipulim.
Jo të gjithë policët u sollën njësoj. Për dy tre ditë kam pasur një gjendje aritmie, një luhatje tensioni, dhimbje koke. Unë do të jem gjithmonë një protestues paqësor, do t’i bashkohem njerëzve, do jem në protestë në Tiranë dhe kudo tjetër.