Nënkryetari i Parlamentit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj përfundoi në spitalin e Traumës, pasi ai humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.
Advertisements
Demokratët akuzuan policinë se ushtroi dhunë ndaj tij, por në një reagim Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se në asnjë moment nuk është goditur nga asnjë efektiv.
Advertisements
Sipas policisë ai është larguar nga protesta, pasi nuk është ndjerë mirë.
Ndërkohë për gjendjen shëndetësore të Agron Gjekmarkajt u interesua personalisht Sali Berisha, i cili shkoi në Spitalin e Traumës.
“Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali. Zoti Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë”, tha Berisha per mediat.