Një situatë e pazakontë është shënuar këtë mëngjes në Qendrën e Votimit 3134/01 në shkollën “Kostandin Peto” në Fier, pjesë e KZAZ 59, ku janë raportuar të mungojnë rreth 500 fletë votimi.
Advertisements
Sipas informacioneve të para, në këtë qendër janë regjistruar në sistem si të dërguara 547 fletë votimi, por në vend janë gjetur vetëm 47. Diferenca prej 500 fletësh përbën një shqetësim serioz për integritetin e procesit zgjedhor në këtë zonë.Autoritetet zgjedhore janë njoftuar për ngjarjen dhe pritet të nisë një hetim i menjëhershëm për të sqaruar rrethanat dhe për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fletët e munguar.
Advertisements
Kjo ngjarje vjen në një ditë votimi që deri tani ka qenë kryesisht e qetë, me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në të gjithë vendin.