Kryetari i Bashksië Tiranë që pas arrestimit të tij, ka filluar nga qelia të jetë aktiv në rrejtet sociale, ku së fundmi ndryshe nga herët e tjera, ku prokurorët e SPAK i quante kolegë, ka vijuar me sulme të njëpasnjëshme ndaj tyre.
Advertisements
Megjithatë ajo që nuk kalon pa u vënë re në postimet e Veliajt në “Facebook”, janë komentet ndaj tij.
Advertisements
Një qytetar i ka kujtuar kryebashkiakut kohën kur ai mbronte SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi, më tej komentuesi shton se sot që drejtësia po bën punën e saj pa u varuar nga askush nuk i keni lënë metodë kërcënimi dhe presioni pa i bërë.
Ka nga ata komentues që e kanë ironizuar duke i thënë se nga aty ku je “a i ke larë çorapet”.
Disa prej tyre e kanë quajtur hajdut, të tjerë i kanë kujtuar inceneratorin e Tiranës.
Por duhet theksuar se përveç patronazhistëve, Veliaj ka një staf që merret me pastrimin e komenteve negative në rrjetet sociale.
Duket se fshirësit e Veliajt pas arrestimit të shefit të tyre kanë ulur vigjilencën, pasi kanë harruar të heqin komentet negative./CNA