Një 20-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar në Shkodër pasi kanë vjedhur çantë me para dhe sende personale.
Advertisements
Mësohet se paratë 2 të miturit së bashku me 20-vjeçarin i vodhën një pronari të një berberane.
Advertisements
“Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur.Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.
Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.