Është proceduar penalisht presidenti i “FK Apolonia”, Koço Kokëdhima, i cili hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu me duar arbitrin.
Advertisements
Ndaj Koço Kokëdhimës, i cili mban detyrën e President i “FK Apolonia” për femra, rëndon akuza për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.
Advertisements
Incidenti ndodhi ditën e djeshme, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, Koço Kokëdhima ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin me iniciale D. M.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.