Raperi shqiptar, Noizy, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit, duket se nuk do të dorëzohet në polici pas lëshimit të fletarrestit ndaj tij.
Advertisements
Pasi më herët njoftoi anulimin e koncertit të tij në Gjilan, reperi ka njoftuar se do të jetë në koncertin e tij të radhës më 7 gusht, në Sarandë.
Advertisements
“Koncerti më i bukur në jug të Shqipërisë, Saranda bëhuni gati”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.
Ndaj Noizy-t është lëshuar fletëarresti nga autoritetet kosovare dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.
Advertisements
Po ashtu, ka dyshime se reperi shqiptar ndodhet ende në Kosovë dhe madje ka performuar në një klub nate. Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “Nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë ai.
Dy reperët, Noizy dhe Stresi, u raportuan se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.
Nga ana tjetër pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këto ditë me Noizyn, meqë i është lëshuar edhe një flet-arrest.
Ai bashkë me Stresin kanë reaguar duke thënë se nuk kanë të bëjnë me çështjen dhe se nuk e kanë prekur fare Medi Isenin.