Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj që është në hetim nga SPAK për të paktën pesë akuza penale, por endet ende i lire, dhe si i tillë ka udhëtuar drejt SHBA-ve.
Advertisements
Burime pranë Veliajt bëjnë me dije se ai është tashmë duke u ulur në aeroportin e Uashingtonit, fotot ekskluzive e tregojnë këtë fakt.
Advertisements
Veliaj i fshehur pas kapelës së tij është fotografuar në aeroport tranzit dhe ulet sot rreth orës 2 të mesditës, pas rreth dy apo tri orësh do të jetë në Uashington.
Veliaj është nisur për në SHBA që të marrë pjesë në ceremonine e inaugurimit e Donald Trump.
Megjithëse, kryetari i Bashkisë është një nga veglat më të pështira të George Soros, armikut më të madh të presidentit të rizgjedhur Trump, Veliaj po përpiqet që me çdo mjet dhe mënyrë të gjejë rrugën dhe të afrohet me administratën e SHBA-ve me shpresën se mund t’i shpëtojë prangave pas hetimeve disamujore nga SPAK që lidhen me familjarët e tij dhe me të, për afera korruptive, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, mosdeklarim pasurie, të cilat në fakt janë të dokumentuara, janë kryer kontrolle të shumta dhe pritet vetëm mbyllja e tyre.
Erion Veliaj mendon se duke shkuar në SHBA apo duke blerë bileta dhe për të marrë pjesë në evente të ndryshme gjatë ditës së nesërme mund edhe të justifikojë vetën apo të ushtrojë presion mbi prokurorët e SPAK apo me shpresën se nga SHBA do bjerë telefonata nga SHBA për të shpëtuar një hajdut.
Veliaj blen bileta për ceremoninë e Trump, momenti që SPAK të hetojë
Burimet bëjnë me dije se Veliaj do të përdorë disa bileta të blera me pagesa nga biznesmenë të lidhur me të dhe familjarët e tij, të cilët janë në hetim nga SPAK-u, bileta këto eventesh gjatë inagurimit të presidentit Trump që ai do t’i përdorë për propagandë për të thënë se ka qenë në inagurimin e Trump, se ka qenë i ftuar et, raporton cna.
Në fakt, ky është momenti që SPAK duhet të hetojë kush është burimi i financimit jo vetëm i biletës së avionit apo hotelit ku do flejë kryebashkiaku, por i të gjithë aktiviteteve ku do marrë pjesë, kush janë financuesit, kush ka lobuar dhe kush ka paguar pasi ka dyshime të forta se janë njerëz të lidhur me hetimet që po kryhen nga SPAK që bashkë me Erion Veliajn mund të zhyten në skandalet të cilat kanë shpërthyer dhe po përpiqen që të përdorin këtë event, pra inagurimin e presidentit Trump në favor të tyre që të shpëtojnë së bashku me kryebashkiakun e Tiranës dhe dyshimet janë se janë këta financuesit, pra persona në hetim nga SPAK për lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, të cilët kanë hedhur dhjetra-mijëra dollar për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në eventet e Donald Trump.
Por SPAK-u i partisë vijon të flejë gjumë, pasi ende nuk e ka urdhërin nga padroni Rama për të vënë masë ndaj Veliajt.
Kujtojmë se Edi Rama nuk ka ftesë për të marrë pjesë në inagurimin e Trump, në cilësinë e kryeministrit, siç ka Georgia Meloni, dhe këtë vakum Veliaj po përpiqet që ta shfrytëzojë për të krijuar idenë se ai ka lidhje me administratën e re dhe Rama jo.
Të dy ndodhen prej kohësh në një luftë të ftohtë mes tyre, me Ramën që thuajse se e ka përjashtuar nga partia de facto dhe me Veliaj nga ana tjetër që nuk resht së shantazhuari kryeministrin që nëse më ndërsen ende mua SPAK-un e partisë nga mbrapa të marr edhe ty me vete brenda ditës./Syri.net