Pogradec
Advertisements
Finalizohet pas disa javësh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Llënga”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Advertisements
Lëvizte me këmbë, në fshatin Llëngë, i pajisur me pistoletë, armë gjahu, kapsolla detonatore dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.
Sekuestrohen 2 armët, municion për to dhe 3 kapsollat detonatore.
Advertisements
Si rezultat i një hetimi të ndjekur për disa javë, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë, armë shpërthyese dhe municion, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Llënga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-H. K., 19 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec.
Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj 19-vjeçarit, i cili u lokalizua dhe u ndalua në fshatin Llëngë, iu gjetën në çantë, një armë zjarri pistoletë, 3 kapsolla detonatore, si dhe krehër dhe fishekë për pistoletën, ndërsa me vete iu gjet një armë gjahu. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.