I ati u plagos me armë! Flet djali i Flamur Manes: Babanë donin ta vrisnin me çifte! Familja Dedaj na helmoi pulat, konflikti nisi…

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen që është regjistruar në një fshat të Lushnjës, ku 66-vjeçari Flamur Mane mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit nga një person që kishte shkuar të vidhte në stanin e tij, sipas njoftimit të policisë.

Advertisements

Por djali i 66-vjeçarit ka tjetër version lidhur me ngjarjen.
Djali i Flamur Manës thotë se ngjarja është më e thellë se kaq.

Advertisements

Ai tha se mes dy familjeve ka pasur konflikte që datojnë deri në një dekadë më parë.

Lexo edhe: PAMJET/ Si u plagos pronari i stanit në Lushnjë! Hajduti shkoi për t’i vjedhur bagëtitë, kur e pa nxori armën e gjahut dhe e qëlloi!

Në një prononcim për Ballkan Web, djali i Flamur Manes pretendon se në të vërtetë kanë qenë 2 persona në vendngjarje,

Dedë Dedaj 65 vjeç (autori sipas policisë) dhe djali i tij Xhovalin Dedaj.

Por sipas djalit të të plagosurit, qenë Xhovalini ai që ka shkrepur armën e gjahut ndaj babait të tij.

Djali i Flamur Manes thotë se autori ka tentuar të vrasë babain e tij me çifte në fytyrë. Ai pretendon se familja Dedaj ka vjedhur vazhdimisht familjen e tij.

“Na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Dedaj ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali”, u shpreh djali Flamur Manes.

“Babi është goditur për t’u vrare me çifte në fytyrë, ku i kanë ngelur edhe saçmat. Është dashur ndërhyrja në spitalin Ushtarak për heqjen e tyre. Konflikti ka ndodhur që 10 vite më parë. Më pas na kanë vjedhur vazhdimisht, na kanë vjedhur kalin, ngjarje e raportuar në polici, na kanë helmuar pulat. Më pas djali i vogël i Fatmirit, Rifat Deda ka sharë babanë tim e më pas ka goditur vëllanë tim i cili jeton në Itali. Ngjaja ka ndodhur në fshatin Plug, e dinë të gjithë”, është shprehur ai.