I biri i dha fund jetës në Gjermani, flet mes lotësh i ati: Telefonata e fundit me të, më premtoi se …

by editor

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, nga Frakulla e Vogël në Fier, i ka dhënë fund jetës në Hamburg të Gjermanisë.

Advertisements

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit pasi babai i tij Fitim Lalaj mori vesh lajmin e hidhur. I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon mes lotësh se telefonatën e fundit me të birin tre ditë më parë.

Advertisements

Ai theksoi se djali i kishte premtuar se nuk do të bënte asgjë të keqe, pasi dy javë më parë kishte tentuar vetëvrasjen.
Pas këtij premtimi, ai është qetësuar, por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç priste. Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme, babai i 33- vjecarit, apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

“Kërkoj ndihmë që të marr trupin… se nuk kemi mundësi. Para dy javëve ka qëlluar veten me thikë. Më tha nuk e bëj më këtë gabim. Kaloi në depresion”,– u shpreh i ati i Lalaj mes lotëve.

Advertisements

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku, pohon se për kthimin e trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.

You may also like