I biri tentoi t’i digjte duke i vënë zjarrin banesës, ja si është gjendja e dy të moshuarve! Gruaja e paralizuar u nxorr nga shtëpia me barelë, flet fqinji: Ishin të…

by editor

Dy të moshuarit rreth 75- vjeç, në banesën e të cilëve ra zjarr mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Fier, e kanë kaluar natën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Advertisements

Komshinjtë tregojnë se e moshuara ishte prej vitesh e paralizuar, ndërsa dyshojnë se zjarrvënia është vënë nga djali i tyre me probleme të shëndetit mendor, i arrestuar tashmë.

Advertisements

Ka qenë Ilir Mehrizvani, ai që ka pikasur i pari të moshuarin teksa kërkonte ndihmë në dritare, dhe nuk ka hezituar të ndërhyjë për t’i shpëtuar edhe pse flakët ishin të furishme.

Të moshuarit ishin të traumatizuar ka pohuar ai, ndërsa thekson se fatmirësisht zjarri nuk përfshiu dhomën e gjumit ku ndodhej e shtrirë e paralizuar e moshuara, pasi në të kundërt mund të kishte humbur jetën mes flakëve.

Advertisements

“Doli ai plaku në katin e katërt, po bërtise “ndihmë”. Hipa lartë, por dera ishte e blinduar nuk e hap. Komshia kishte çelësin, e hapëm, më pas erdhi zjarrfikësja. Ishin të frikësuar në panik, gjithë ai zjarr i madh po u fuste në dhomë”, tha fqinji i të moshuarve.

Ndërkohë një tjetër ka treguar se gruaja kishte rreth 25 vite që ishte e paralizuar dhe është nxjerrë nga banesa me barrelë.

“Gruaja është e paralizuar, më erdhi shumë keq, ka 25 vite e paralizuar. E nxorën me barela, e pashë nga pallati. Pyeta çfarë ka ndodhur, më thanë ka vënë zjarri Tani, i biri. Është me probleme ai”, tha një tjetër banor.

Ndërkohë blutë kanë arrestuar djalin e të moshuarve, 42-vjeçarin Altjon Sulejmani, i cili raportohet se i ka vënë zjarrin banesës, ka mbyllur prindërit e tij brenda duke kyçur dyert dhe më pas është laguar.

Gjithashtu mësohet se më parë ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Njoftimi i policisë

Fier/Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

You may also like